Kështu u përcollën për në banesën e fundit dy pilotët Dëshmorë të Atdheut (FOTO)


Dy pilotët Floran Deliaj dhe Donald Hoxha u përcollën me nderimet më të larta shtetërore për në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet, ku do të prehen si Dëshmorë të Atdheut të rënë në detyrë.
Kapiteni dhe togeri humbën jetën pas rrëzimit në Liqenin e Shkodrës të helikopterit të ushtrisë me të cilën bënin një fluturim stërvitor për operacionet e kërkim shpëtimit, ku mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist Gerald Baramuça.

Në hollin e Pallatit të Kongreseve për 2 orë u bajtën homazhë në nderim të tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministra të tjerë të qeverisë, lideri i opozitës Lulzim Basha. kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deputetë, familjarë, ushtarakë, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë të akredituar në vendin tonë, miq dhe qytetarë të ndryshëm, u përkulën me respekt në nderim të të rënëve.

Vdekja e tyre është ende e mistershme pasi ende nuk është zbardhur çfarë nuk shkoi mirë gjatë fluturimit që solli rrëzimin e helikopterit EC 142.
f1

f2

f3

f4

f5

f6

f7

f8

f9

f10

f11

f12

f13

f14

f15