Kështu përshkruhet Jezu Krishti në Islam

loading...

loading...
Jezu Krishti është një figurë kryesore në Testamentin e Ri në Bibël, por ai vlerësohet edhe në Islam dhe ka një rëndësi të madhe në Kuran.
Në një video të lëshuar nga Business Insider tregohet qartë përshkrimi i Jezu Krishtit në Islam.

Në video thuhet:

“Myslimanët besojnë se Jezusi ishte një profet i Zotit. Njëjtë si Muhamedi, kur përmendet emri i Jezusit duhet të pasohet thënia “Paqja qoftë mbi të”. Dhe ngjashëm me Muhamedin, Islami dënon përshkrimin e Jezusit.

Myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi do të kthehet në Tokë para Ditës së Gjykimit për ta rikthyer paqen dhe për ta mposhtur ‘Al-Masih Ad-Dajjal, apo Antikrishtin.

Njëjtë si të krishterët, myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi lindi nga Maria e virgjër. E njohur si Mejrem në Kuran, në librin e shenjtë të myslimanëve ekziston një kapitull i tërë dedikuar asaj.

Megjithatë, Islami mohon se Jezusi është mishërim i Zotit. Gjithashtu, në Islam besohet se ai nuk ishte kryqëzuar, por ishte ngritur në qiell i gjallë”

loading...