Kështu e kujtoi Jurgeni të atin që vrau, i ftuar në Top Show (Video)

loading...


Jurgen Kuri, 23 vjeçari që ka kryer mbrëmjen e djeshme krimin e rëndë, muaj më parë i ftuar në emisionin “Top Show”, ka folur rreth jetës së natës apo dhe sjelljet e të rinjve në raport me lekun dhe pushtetin.
“Ka ikur koha e gjyshit tim, kur ngacmonin te pazari apo e babit tim kur ngacmonte në Bulevard”, ka thënë ai duke i kthyer përgjigje pyetjes se si ngacmojnë tani të rinjtë. Edhe pse në një moshë të vogël, Jurgeni ka marrë përsipër që të menaxhojë bizneset e familjes, për të nuk ka rëndësi shumë lekë për tu lidhur me një femër. “Nëse i kë të gjitha ai për mesatares (për lekët pasurinë, makinat) duhet të jesh edhe sipër inteligjencës sipër mesatares dhe të shikosh kush e është e saktë dhe kush jo”, ka thënë Jurgeni në lidhje me femrat materialiste.
“Kam dy vjet në një marrëdhënie. Kam gjetur vajzën që është jomaterialiste. Një marrëdhënie duhet të jetë reciproke. Vajza në krah meje është studente por dhe familja e saj ka një situatë ekonomike të mirë.”, ka thënë i riu 23 vjeçar.
r1

loading...

loading...