Kështu deshi të kontrabandojë 14 shishe me alkool (Foto)

k-euml-shtu-deshi-t-euml-kontrabandoj-euml-14-shishe-me-alkool-foto_hd

Autoritetet e sigurisë në Arabi Saudite, i kanë gjetur një burri 14 shishe me pije alkoolike, të kapura për pjesët e poshtme dhe të epërme të këmbëve.

Burri i paemëruar që po udhëtonte nga ishulli Bahrejn, ka ngjallur dyshim, meqë kishte ecje të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Shishet e ‘Johnnie Walker’, bënin që ai të hidhte hapa të çrregullta dhe të lëvizte ngadalë.

Pas kontrollit, atij i kanë gjetur shishet e qelqit, të kapura për trupi dhe të mbuluara me veshjen tradicionale.

Për këtë kontrabandim, ai rrezikon deri në një vit burg dhe fshikullim me kamxhik, sepse përdorimi i alkoolit në Arabi Saudite, është i ndaluar me ligj.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, një njeri është zënë duke bartur ilegalisht alkool, të futur në disa xhepa, përbrenda rrobës tradicionale.

a2(71)

a3(62)