Këshilla për të bërë përshtypje para partneres

loading...

Femrat duket se e kanë më të vështirë për të folur dhe për këtë çdo gjë ia lënë në dorë meshkujve. Studiuesit japin disa këshilla për të pasur sukses në çastin kur doni të krijoni një lidhje të re.

Këshilla për të bërë përshtypje para partneres
loading...

Meshkujt duan të jenë të suksesshëm në “gjuetinë” e tyre. Por, jo gjithmonë do të shkonte ashtu si ata do të donin. Madje ka dhe shumë femra, të cilat do të donin të merrnin guximin për të shprehur e para atë që mendonin apo ndjenin, por kjo ndodh shumë rrallë. Femrat duket se e kanë më të vështirë për të folur dhe për këtë çdo gjë ia lënë në dorë meshkujve. Studiuesit japin disa këshilla për të pasur sukses në çastin kur doni të krijoni një lidhje të re.

Këshilla 1 – Jini i paraqitshëm

Ky është një rregull tjetër si ai :”Mos jini skandal për prindërit”, por e lidhur me seksin dhe jo me veshjet. Edhe nëse një vajzë pëlqen “idiotët” dhe meshkujt e dhunshëm seksualisht do t’i vijë turp, për shkak të një arsye që fle në kokën e saj: Çfarë do të mendojnë të tjerët? A mund t’ua prezantoj miqve këtë djalë? Po prindërve? Kështu që ky është një kundër-rregull. Femrat duan atë që duan femrat e tjera, jo atë që femrat e tjera nuk e pëlqejnë.

Këshilla 2 – “Jo seks”: gjithçka hap pas hapi

Herën e parë që dilni me një vajzë çojeni diku ku mund të kërcehet. Femrat zakonisht pëlqejnë të kërcejnë. Të vallëzosh është argëtuese dhe vallëzimi i ngadaltë përfshin edhe prekje. Mund t’i bëni komplimente, por mos flirtoni. Tregoni se sa shumë argëtoheni me të. Nëse e puthni, putheni thjesht si shok. Në këtë mënyrë do ta rrisni gradualisht sasinë e puthjeve dhe përqafimeve, nga takimi në takim.

Këshilla 3 – Tregohuni i matur

Ky është një tjetër fakt që lidhet me bisedat pa tema seksi. Femrat e duan seksin, por në njëfarë mënyre janë të frikësuara se mos dikush do e zbulojë koketerinë e tyre. Nëse flisni për seks ose për ish-të dashurat, i bëni ato të ndihen se nuk jeni fare i matur. Bëni diçka ndryshe. Kjo ndryshe është: Diçka që femra të cilën sapo e keni takuar do të donte ta dëgjonte.

Partner

Partner

Këshilla 4 – Të marrësh dhe të japësh

Kjo është vazhdimësia e të qenit homoseksual. Njëherë me ta menaxhuar situatën duke e lënë një femër të presë gjatë për seks, mund t’i rrisni më shumë dëshirat e saj dhe reputacionin tuaj. Ju do të bëheni ekspert në përqafime, prekje te lehta dhe puthje. Kërkesa për ju do të rritet.

Këshilla 5 – Është detyra juaj të përdorni fjalë

Fatkeqësisht femrat (edhe këto të kohëve moderne) zakonisht, janë vërtet të paafta të formulojnë dëshirat e tyre seksuale me fjalë. Shpesh një femër nuk mund ta strukturojë me fjalë të qarta atë që ajo do seksualisht, dhe për këtë ajo pret që t’i lexoni mendjen dhe të veproni i pari. Për këtë arsye femrat nuk do ju kërkojnë thuajse kurrë të dilni me të. Ato do ju presin juve të nisni fjalimin.

Këshilla 6 – Është detyra juaj të nisni veprimin

Ka shumë fusha ku një burrë supozohet të veprojë: Mashkulli pritet të afrojë femrën. T’i propozojë çfarë të bëjnë (të shohin një film në kinema, të shkojnë në muze). Të marrë nismën për puthjen e parë dhe të bëjë propozimin për martesë. Në fakt, ky rregull aplikohet më shumë tek ato femra që kanë sjelle tipike femërore. Ato femra që janë më burrërore me flokë të shkurtër me këpucë të sheshta dhe shumë pak tualet mund të jenë shumë më ndryshe.

Zmadho fotografinë

..puthje e ndare...

..puthje e ndare…

Përmbushja e erotikës së femrave

Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndiejnë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë, një kërcimi erotik ose një orgazëm që të bën ujë në djersë. Tradicionalisht, përshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit (epsh ndjelljeve). Por erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund të ndezin ndjenjat seksuale, po ashtu si fantazitë. Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat më të thella, në energjitë krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Duke ndarë përjetimet e tyre të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballen, mund të shkohet drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.

Femrat besnike apo tradhtare 

Edhe pse e mbajnë veten për besnike të përjetshme, nuk kanë pse bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër, që janë meshkujt. Duket se në çështjen e tradhtisë femrat dhe meshkujt janë të ndarë në dy kampe pa asnjë të përbashkët. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atë të tjetrit. Nëse do të kishim parasysh disa nga motivet që shtyjnë një mashkull në tradhti si p.sh. etja për eksperienca të reja dhe pamundësia për t’i bërë ballë tundimit, nuk shihet ndonjë arsye se përse femrat duhet të bëjnë përjashtim. Të tilla arsye fare mirë mund t’i shtynin edhe ato të bënin të njëjtën gjë. Të tradhtonin. Shumë të rralla janë ato femra që e pranojnë një gjë të tillë. Femra përdor tradhtinë e tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.

Preferencat seksuale të femrave

Angazhimet e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë në seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet. “E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj në lidhje me partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të jetonin gjithmonë në atë fazë. Nuk është vetëm kohëzgjatja ajo që e bën cilësor një raport. Gratë kanë dëshirë më rrallë se burrat për të bërë dashuri, sepse gruaja, më shumë se burri shpërqendrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike.

loading...