Këshilla për puthjen e përkryer

images

Për puthjen e ëndrrave më e rëndësishmja është që të jeni të relaksuar dhe ndërmjet jush të ekziston lidhja. Pa marrë parasysh se sa u pëlqen dikush, të putheni me dikë ndonjëherë di të jetë bukur e çuditshme.

Sekreti i puthjes së mirë është në atë që kurrë mos të jeni agresiv, që do të thotë që ndonjëherë të udhëhiqni ju e ndonjëherë partneri juaj.
Është e mundur që me rastin e puthjes të ndodhin edhe disa gjëra të pakëndshme, bie fjala të bëni “ndeshja” me dhëmbë. Vetëm buzëqeshni, dhe vazhdoni.
Puthja e parë gjithmonë mbahet mend, dhe këtë e dëshmojnë edhe adoleshentët: “Ka qenë në klasën e shtatë në një ndejë. Më kujtohet se ka qenë e ëmbël, e çuditshme dhe emocionuese”, tha Anita Gashi, 17-vjeçare.

Pa marrë parasysh se sa nuk keni përvojë ja disa këshilla për puthjen e suksesshme:

– Relaksohu dhe merr frymë thellë: Më e rëndësishmja është që mos të ndieni kurrfarë presioni. Filloni ngadalë dhe gjithmonë dëgjojeni edhe partnerin.
– Jeni të qëndrueshëm: Kurrë mos e teproni me tregimin e forcës dhe agresivitet. Kujdes në sinjalet që ua dërgon partneri. Nëse dëshironi ta ndryshoni shpejtësinë apo intensitetin, gjithmonë shkoni hap pas hapi.

– Kujdes me gjuhën: Fshehtësia e puthjes franceze, e dimë të gjithë është në përdorimin me efikasitet të gjuhës. Por, duhet të jeni të matur dhe njëherësh pasionant kur të vjen momenti i duhur për këtë. Askush nuk dëshiron që të jetë “i sulmuar” me gjuhë. Nëse këtë nuk di ta bëni, përcilleni partnerin dhe natyrisht mos harroni të merrni frymë.

– Jeni imagjinativ/e: Mos u kufizoni vetëm në buzë. Për shembull butësisht me buzët prekni veshin e saj apo butësisht kafshojeni buzën e poshtme, por pa e tepruar! Përcilli sinjalet në mënyrë që ta dini se çka i pëlqen, dhe çka jo.

– Trajtimi i buzëve: Mirë kujdesuni për buzët tuaja. Buzët e plasaritura apo të thara assesi nuk kontribuojnë në puthjen e ëmbël. Kujdes edhe me shkëlqimin dhe buzëkuqin të cilët mund të lënë gjurmë ngjitëse në buzët e të dashurit. Balsami për buzë mjaftueshëm do të hidratojë lëkurën e butë të buzëve.

– Frymëmarrja e freskët: Shmangni të hani ushqimin me shije të fuqishme apo aromën e cila mendoni që nuk do t’i kontribuojë puthjes.

– Me ushtrime deri te përsosmëria: Nëse herën e parë nuk jeni plotësisht të kënaqur, herën e dytë me siguri që do të jetë shumë më mirë!

– Mos e forconi dhe ngrini trupin: Derisa putheni, përdorni duart për përkëdhelje të buta.