Këshilla kundër rrudhave që duhet t’i dijë çdo femër

loading...

loading...

Rrudhat janë faktori më i madh që frikësojnë pjesën më të madhe të femrave sot në botë. Edhe pse shpesh nuk e pranojmë, por rrudhat fillojnë të na bezdisin sapo nisin të bëhen të dukshme sidomos në pjesën rreth syve. Le të njihemi më tepër me to, për mënyrat e parandalimit të tyre.

Disa femra janë më të predispozuara të plaken më shpejt se disa të tjera:

Elastin dhe kolagjeni janë dy substancat më të rëndësishme që e mbajnë lëkurën të re. Nëse e mbroni fytyrën nga dielli, nëse nuk pini duhan apo alkool, fytyra juaj do të ketë më pak rrudha se e dikujt tjetër që qëndron në diell për një kohë të gjatë etj.

Duhet t’ i kushtoni vëmendje lëkurës përpara se të arrini 30 vjeç:

Është pak e vështirë në fakt të besohet se një ditë fytyra do plaket, kur je ende në moshë të re. Megjithatë dermatologët këshillojnë që fytyra duhet trajtuar që me fillimin e adoleshencës!

Dielli nxit plakjen e lëkurës:

Kjo është mëse e vërtetë. Këtë femra e kupton kur arrin të 40-at. Kjo është mosha kur ato femra të cilat janë ruajtuar nga rrezet e diellit duken deri në 10 vjet më të reja. Ja disa nga kurat më të mira natyrale kundër rrudhave

loading...