Kerry: Aeroplani u rrëzua me raketë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se separatistët në lindje të Ukrainës e kanë përdorur një raketë tokë-ajër nga Rusia për të rrëzuar aerplanin e Malaysia Airlines më 17 korrik.
“Është shumë e qartë që ky është një sistem që është transferuar nga Rusia në duart e separatistëve”, ka thënë Kerry gjatë një interviste dhënë CNN-së.

Ai ka shtuar se SHBA-të e dijnë në besim se qeveria ukrainase nuk e ka pasur një lansues të raketave BUK në afërsi të vendit ku është bërë sulmi.

Rrëzimi i aeroplanit më 17 korrik morri jetën e 298 pasagjerëve që ishin në bord.