Kërkuan të ruajnë privatësinë, zbulohet sekreti i familjes mbretërore (FOTO)

familjaaa-620x330

Familja mbretërore ka dashur të ruajë privatësinë për sa i përket pushimeve, pasi edhe ndihmësit e tyre nuk kanë dhënë asnjë detaji tjetër përveçse kanë thënë që ndodhen në Alpet franceze.
Por, Mailonline ka zbuluar se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë shijuar pushimet e tyre së bashku me dy fëmijët, në fshatin e bukur alpin të Courchevel.
Ky fshat mjaft i njohur ka tërhequr mjaft njerëz të famshëm dhe familje mbretërore.
Ylli i filmit Brigitte Bardot ka ndihmuar për ta vënë atë në hartë në vitet 1960, ndërsa David dhe Victoria Beckham janë vizitorë të rregullt.
Një punëtor turistik tha se “besonte” se William dhe Kate kanë qenë aty, ndërsa vendasit thanë se çifti është parë duke drekuar në një restorant në atë zonë. Çifti Middleton është ankuar më parë sa i përket privatësisë, pasi fëmijët e tyre duan që t’i mbajnë larg nga syri i publikut.

kate2