Kërkon dëmshpërblimin nga UNMIK-u, për 6 plumbat që mban në trup

loading...

loading...
Ka 10 vjet që Abib Jashari, tani 28 vjeç, mban në trup plotë 6 plumba, nga të cilët iu ka vështirësuar edhe mënyra e jetesës.

Pasditen e 18 marsit të vitit 2004, pikërisht në kohen e trazirave, ai ishte nisur për në lagjen Mati, ku luante zakonisht futbolli. Por, i gjendur rastësisht në rrugë gjatë protestës, aty morri lëndimet e përjetshme.
Jashari gjatë gjithë kohës kishte menduar se trupat e KFOR-it ishin ata që e kishin plagosur, por pas analizave të bëra nga KFOR-i, iu është thënë se plumbat 9mm të pushkës së gjuetisë, janë të policisë së UNMIK-ut.

Jashari ka kërkuar ndihmë edhe nga EULEX-i, por nga ky institucion iu është thënë se flitet për ankesë për të cilat duhet të bëhen hetime penale, e që rastet e natyrës penale nuk janë kompetencë e EULEX-it. Abib Jashari, menjëherë pas plagëve të marra, kishte kërkuar shërim, por iu kishte thënë se po të bëhej operacion, rreziku për të mos mbijetuar është 97%, raporton KTV.

Problemi kryesorë qëndron te plumbi, të cilin e mbanë në kokë, e i cili është vetë 1mm largë trurit.
Jashari kërkon që autoritet të cilat kishin qenë përgjejgëse për sigurinë në atë kohë, të ia kompenzojnë dëmet që i janë shkaktuar. Por, deri më tani askush nuk i ka ofruar ndihmë.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, thotë se Abib Jashari, ka bërë një kërkes në UNMIK në tetor të vitit 2013, dhe këtë a ankesë e sheh si paragjykim, pasi sipas tij, kërkesa nuk përkon me kohën, ngase tani kanë kaluar 9 vite që prej ka ndodhur ngjarja.

loading...