Kërkesat e LDK-së përbënin krim ndaj UÇK-së

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi e ka mirëpritur miratimin e ligjit për Veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ka përshëndetur mos-miratimin e amendamenteve të propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë projektligji.

Demaçi ka thënë për “Epoka e Re” se po të realizoheshin kërkesat e LDK”së në këtë rast Kuvendi i Kosovës do të bënte krim ndaj luftës çlirimtare në Kosovë dhe popullit të saj.
Sipas tij, miratimi i kij projektligji është triumf i së vërtetës dhe së drejtës. /Epoka e re/