Kërkesa e pazakontë e një gruaje shtatzënë, kërkon qenin gjatë lindjes

spitali

Një grua në Britaninë e Madhe ka kërkuar që gjatë lindjes së fëmijës së saj, në sallën e lindjes veç mjekëve dhe bashkëshortit, të ishte i pranishëm edhe qeni i saj i racës Labrador. Sipas mediave britanike, mjekët lejuan qenin labrador, që quhej Barney, duke shtuar se ai “ishte i qetë dhe kureshtar”

Kërkesa e pazakontë është bërë në spitalin e Bransley-t, I cili ka konfirmuar lajmin por nuk ka bërë të njohur identitetin e grua.”. Por ky veprim ka nxitur kritika në gjithë sistemin shëndetësor britanik pasi bie në kundërshtim me higjienën dhe rrezikon shëndetin e nënës dhe fëmijës.
“Ky është një precedent që mund të pasojë me kërkesa të grave të tjera shtatzëna që në momentin e lindjes duan pranë qenin, macen apo kafshë të tjera shtëpiake që ato mund të kenë”, thonë kritikët. Megjithatë drejtuesit e spitalit të Barnsley-t, mbrohen duke thënë se Barney është një qen “i certifikuar terapist” që ndihmon me prezencën e tij në kalimin e situatave të vështira nga pronarja.