Kërcënon shqiptari live në Facebook dy belgët: Do t’ju vras (video)

loading...

loading...
Vëllai i tij i vogël plagosi me thikë dy persona nga 24 vjeç në Belgjikë. Për ngjarjen e ndodhur në Ninove, vëllai i madh i shqiptarit ka kërcënuar me vdekje përmes një videoje në Facebook, dy shtetasit belg. “Vëllai im ndodhet në burg. Thuaji atyre që të kenë kujdes. Do t’u vras. Dhe nuk do ta bëj me thikë, por me tjetër armë”, kërcënon shqiptari me një holandishte të çalë. Mediat belge raportojnë se në videon live që zgjat rreth 19 minuta, shqiptari duket se ndodhet nën efektin e alkoolit. Një ditë para videos, shqiptar postoi një foto me flamurin shqiptar, me kapele dhe me dy pistoleta. “Njëra ka ikur, po tjetra është ende këtu”, shkruante ai. Pas videos së gjatë shqiptari, publikon dhe një tjetër ku thotë se do të qëllojë me një pistoletë prej ari dhe ndaj policisë dhe në një fragment tregon dhe armën. Policia belge po heton rastin dhe prokurori i çështjes thotë se kërcënimi është marrë seriozisht. Vëllai i tij i vogël, 16 vjeç, u arrestua pak ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ai plagosi dy persona.

loading...