Kërcënoi personin që i kishte para borxh, policia i gjen në shtëpi drogë dhe armë (VIDEO)


Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar sot nga efektivë të policisë së Vlorës, pasi ka kërcënuar një person të cilit i kishte para borxh.

Në pranga është vënë Erlis Dollani, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Në banesën e tij janë gjetur edhe armë zjarri, municione dhe kanabis.

Dollani ka kanosur me armë zjarri M.Z., pasi ky i fundit ka shkuar në banesën 31-vjeçarit për t’i kërkuar disa para që, Dollani i’a kishte borxh, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

31-vjeçari, në momentin që pikasi ardhjen e efektivëve të policisë, tentoi të largohej nga banesa, por u neutralizua dhe iu sekuestrua arma e zjarrit që mbante në duar në tentativë për të ikur, një automatik model 56″.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur 60 gr kanabis sativa, 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 2 krëhëra.

Ersil Dollani është person me precedent penal, i shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh dhe banesash, i dënuar më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, etj.
erlis-dollani-800x445