Kërcënohet me vdekje

Me një postim në facebook publicisti Xhemal Ahmeti reagon ndaj kërconimit që mbrëmë e shpërndanë islamorkstremë të Gostivarit kundër tij. Militantë radikalë islamikë nga Gostivari kërcënojnë me vdekje historianin dhe publicistin shqiptar me banim në Zvicër Xhemal Ahmetin. Interesant bëhet kërcënimi sepse fatwa e radhës shpërndahet nga faqja zyrtare e shkollës publike “Sali Lisi” të Dobërdollit prej ku rrjedh edhe vetë Ahmeti.

Ndër komuntuesit që mbështet idenë për ekzekutimin e tij, ose propozimet pë peticion për ndalimin e hyrjes se tij në Maqedoni e të ngjashme është edhe i biri i vëllaut të Xhemal Ahmetit.

Ndër të tjerat Ahmeti shpesh denoncohet si katolik, ateist, udbash e të ngjashme. Fatwa dobërdollase u lëshua pas publikimit të një galerie me fotografi që Ahmeti bëri në faqen e tij, skena apeluese për paqe dhe dashuri ndërmjet hebrenjëve dhe palestinezëve