Keni pika të zeza në hundë, ball apo në krah? Ja çfarë po jua shkakton!

Pikat e zeza janë një problem që na prek të gjithëve. Ato bëhen shqetësuese kur dalin në hundë, rreth buzës apo në ballë dhe shpeshherë bëhen dhe shkaktarë të akneve. Por vendi se ku dalin tregon shumë rreth gabimeve që po bëni në dietën tuaj ushqimore apo në stilin tuaj të jetesës.

Midis vetullave/ në hundë
Sipas dermatologëve ky është një tregues i një stresi të madh që po përjetoni. Ndoshta jeni duke kaluar periudhën e pubertetit ose jeni përfshirë në një situatë shumë tensionuese. Rritja e nivelit të adrenalinës rrit dhe nivelin e yndyrës së prodhuar nga lëkura, sidomos në këto zona.

Tek vija e flokut
Po përdorni produkte për flokët në sasi të mëdhaja ose keni fërkuar lëkurën duke bllokuar poret. Arsye mund të jetë dhe fakti që i tërhiqni flokët me duar të palara, gjë që mbyll vrimat e poreve.

Rreth buzës
Kjo lidhet me dietën ushqimore. Ushqimet me përmbajtje acidi apo vajore shkaktojnë daljen e pikave në këtë zonë. Ajo që sugjerohet është larja e buzëve direkt pas konsumimit të një vakti me shumë yndyrë.

Në faqe
Ka ardhur momenti që të pastroni tastierën dhe ekranin e telefonit. Tastiera është ajo që transmeton pjesën më të madhe të baktereve në duar, ndërsa mbështetja e telefonit në faqe bëhet shkak për daljen e pikave.

Në pjesën e jashtme të veshit
Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kemi të bëjmë me një rast dehidratimi. Pini më shumë ujë dhe më pak pije të gazuara.

Në krah
Sërish kemi të bëjmë me një rast të veçantë, pasi duhet të keni vënë re që pikat e zeza në këtë zonë nuk janë dhe aq të zeza. Ato shfaqen si njolla të kuqe që e bëjnë lëkurën shumë të ashpër dhe që njihen ndryshe si keratosis pilaris. Është një rast i rrallë që ndodh kur përdoret sapuni për pastrim ose kur uji gjatë dushit është më i ftohtë seç duhet.