Keni parë në ëndërr vdekjen tuaj? Ekspertja gjen shpjegimin, tregon gjithçka që ju mundon

Nëse keni përjetuar një ëndërr, ku një i afërm i juaj vdes, sigurisht që keni kaluar një natë të tmerrshme. Zakonisht njerëzit shohin disa ëndrra natën. Disa zgjasin nga 5 deri në 20 minuta.
Shumicën e tyre i harrojmë. Por kur bëhet fjalë për vdekje ose për disa çështje që na terrorizojnë, atëherë kemi pse të shqetësohemi. Ekspertja Delphi Ellis ka disa shpjegime për këto.

Vdekja

“E dimë prej vitesh kërkime se ëndrrat nënkuptojnë diçka. Të gjithë jemi ndryshe, kështu që ëndrrat për vdekjen kanë kuptime unike për çdo ëndërrimtar.

Në disa kultura, të ëndërrosh vdekjen është një shenjë e mirë. Disa thonë se kjo ëndërr parashikon një lindje.

Por vdekja në ëndërr reflekton ndryshimin që shohim tek të tjerët dhe tek vetja. Nëse dikush që duam, sillet ndryshe, kjo mund të manifestohet si vdekje në ëndërr.

Mamatë e reja shpesh shohin në ëndërr beben që u vdes, duke njohur përgjegjësinë që ndjejnë për fëmijën e tyre dhe shqetësimin se diçka mund të ndodhë.

Prindërit mund të shohin të tilla ëndrra teksa fëmijët e tyre rriten, duke pranuar se fëmija e tyre vulnerabël, tashmë nuk varet prej tyre.

Shumë njerëz druhen se ëndrrat për vdekjen janë një ogur se diçka e keqe do të ndodhë. E kuptoj shqetësimin e tyre, por ëndrrat me vdekje, edhe pse duken shqetësuese, kryesisht shërbejnë për të na kujtuar se sa e çmuar është jeta dhe se duhet të kalojmë çdo moment të saj me njerëzit që duam dhe na dhimbsen më shumë.

Ëndrrat me vdekje shkaktohen edhe nga ankthi, kryesisht nëse keni dëgjuar lajme të këqija ditën.

Duhet të siguroheni që të adresoni çështjen e ankthit, duke u përgatitur për një gjumë të mirë. Trajtojeni stresin gjatë ditës dhe sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e qetë dhe relaksuese”.