Keni myk në thonj? Hiqeni qafe përherë me këtë recetë

Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit. Thonjtë preken nga infeksioni mykotik kur myku godet thonjtë e gishtave, majën e këmbës ose lëkurën poshtë thonjve.

Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve më tepër se sa thonjtë për shkak se majat e gishtave janë zakonisht të mbyllura në këpucë, ku qëndrojnë në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi.

Myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit pranë bakterieve të ndryshme. Kur një sëmundja kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion.

Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj mbase nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze. Por megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve.

Si ta hiqni qafe mykun

Keni nevojë për: 4-5 lugë gjelle sodë buke

1 filxhan uthull të bardhë apo uthull molle

Ujë

Peshqir letre

Soda e pjekjes nuk e vret mykun. Ajo megjithatë i parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen.

Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë. Lëkura përreth dhe thonjtë nuk do të dëmtohen nga uthulla.

Përgatitja

1. Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.

2. Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqira tualeti.

Bëjeni diçka të tillë dy herë në ditë. Idea është që uthulla do të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës do të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.

Këshillë për rezultatet më të mira: Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve me një palë gërshërë të pastra (mos i hiqni me gishta).

Sigurohuni që të dizinfektoni gërshërët pasi t’i përdorni për të parandaluar mykun që të përhapet. Shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thajini.