Keni filluar të mbeteni pa flokë? Ky ilaç bën magji në kokën tuaj (Video)

Me kalimin e viteve, cilësia e flokëve bie, prandaj në një situatë të tillë gjithmonë është mirë t’i praktikoni preparatet natyrale.

Flokët janë një ndër zbukurimet më të bukura të secilës femër. Me kalimin e kohës, duhet që të kujdesemi sa më shumë për to, sepse vitet e bëjnë të veten dhe cilësia e tyre bie.

Në një situatë të tillë gjithmonë është mirë t’i praktikoni këto preparate natyrale të verifikuara. Një ndër to është edhe kjo maskë, ndërkaq për përgatitjen e saj ju nevojiten vetëm tre përbërës: 2 lugë vaj ricini, një e verdhë e vezës dhe një lugë mjaltë.

Procedura: Përzieni përbërësit dhe me maskën e përftuar një herë bëni masazh rrënjëve të flokëve dhe pastaj pjesën e mbetur vendoseni në pjesët e tjera të flokëve. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni të qëndrojë 2 deri 4 orë. Lani me shampo të cilin zakonisht e përdorni. Këtë procedurë përsëriteni një deri dy herë në javë gjatë dy muajve.