Këngëtarja shqiptare nuk lejohet të hyjë në Maqedoni, anulon koncertin (Foto)

loading...


Sot këngëtarja e njohur Aida Doçi ka qenë e ftuar në një lokal në Tetovë për të kënduar.
Ajo bashkë me stafin e saj është nisur drejt Maqedonisë mirëpo nuk ka shkuar gjithçka mire, shkruan lajmi.net.
Në kufirin maqedon Aida nuk është lejuar të kalojë nga policia maqedonase, e arsyeja është shumë banale.
Lajmi.net ka kontaktuar menjëherë me këngëtaren dhe ajo spjegon se në momentin kur ata i kanë kërkuar dokumentet për të kaluar kufirin, Aida i ka kthyer përgjigje në gjuhën shqipe, përderisa ai fliste në gjuhën maqedonase.
Kjo gjë sipas këngëtares e ka acaruar shumë policin maqedon, kështu duke mos i lejuar ata të kalojnë.
Aida është revoltuar shumë me këtë gjest të policit pasi shumë fansa po e prisnin atë në lokalin ku ajo do të këndonte.
Në Facebook ajo shprehet se ishte pikërisht gjuha shqipe që detyroi policin maqedon që të kthejë mbrapa atë, kështu duke i shqiptuar edhe dënimin prej 24 orëve për moslejim të futjes në Maqedoni./Lajmi.net.

c1

loading...

c2

c3

c4

c5

loading...