Këngëtarja serbe kërcënon Kosovën me luftë, shqiptari e ‘masakron’ me koment (Foto)

Këngëtarja serbe Katarina Grujiç me siguri se nuk e ka pritur një reagim të ashpër nga shqiptarët për shkak të një fotoje të cilën ajo e ka postuar në Instagram

Kjo këngëtare në llogarinë e saj në këtë rrjet social ka postuar një foto në të cilën shkruan: “Ua jepni armët grave para menstruacioneve dhe do ta kthejnë Kosovën”.

Por ky mesazh kishte hasur në reagim të ashpër të disa komentuesve shqiptarë, të cilën në mënyrën më të ashpër e kanë sulmuar këngëtaren serbe e cila si duket është e mbushur me nacionalizëm dhe shovinizëm serb.

“Ta q… familjen çetnike. Do t’ua japim çetnikeve pe…. në gojë. Moj çetnike prej plastike. Do t’ju mbetet vetëm pashallëku i Beogradit”, ishte vetëm njëri prej kërcënimeve që i është bërë nga një shqiptar i Kosovës.

Këngëtarja serbe i është përgjigjur se të gjitha ofendimet që do t’ia bëj asaj, do t’i postoj në Instagram, për të treguar se çfarë ‘monstrumësh’ janë shqiptarët.