Këngëtarja rrëfen zhgënjimin nga prindërit: U kushtova këngë, por ja si ma kthyen

Ajo është një nga këngëtaret më zërin më të mirë më botë dhe ka këngët më të pëlqyera.
Po flasim për Jessie J., e cila e ka nisur karrierën muzikore duke shkruar tekste për këngëtarët me famë, pasi mendonte se vetë ishte e shëmtuar dhe se publiku do ta refuzonte. Por në fakt nuk ndodhi aspak kështu kur ajo bëri debutimin e parë.

Ndërsa është një ndër këngëtaret më të suksesshme, ajo ka ndarë me fansat një pjesë nga jeta e saj.

Në një video të postuar në Instagram ku shfaqet vite më parë duke kënduar këngën “Mamma knows best”, ka treguar se ky ishte një dedikim për prindërit e saj, por fjalët e para që ka marrë nga nëna nuk kanë qenë dhe aq inkurajuese.

Ajo rrëfen:

Më kujtohet filmimi i kësaj videoje dhe kur e mbarova mami më thirri “Jessieee” dhe unë iu përgjigja “Po mami”, duke menduar se do të më thoshte “tingëlloje bukur e dashur” ose të paktën diçka që të kishte të bënte me këngën, duke marrë parasysh që e shkrova për atë dhe babanë. Por jo, ajo më tha thjeshtë që darka ishte gati”.