Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë

Vetëm pak javë pas kurorëzimit të dashurisë së saj në martesë, këngëtarja e njohur Ertila Koka ka njoftuar se do të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka dashur të ndajë këtë lajm me fansat e saj duke treguar se destinacioni i ri do të jetë Milano.

Koka shkruan se do ta marrë malli, në veçanti për familjen e saj, ndërkohë që nuk ka harruar të falenderojë fansat e për dashurinë që i kanë dhuruar gjithë këto kohë dhe njofton se së shpejti do të vijë më projekte të reja muzikore, pas një shkëputjeje të shkurtër prej dasmës së saj.