Këngëtarja fierake Rovena Stefa në filmin e Colin Farell “Dead man down” (Video)

Rovena-Stefa-Colin-Farrell

Këngëtarja fierake Rovena Stefa është prezente në filmin e fundit të aktorit hollivudian Colin Farell “Dead man down”. Kështu regjisori i filmit, danezi Niels Arden Oplev i cili me filmin e tij The girl ëith the dragon tattoo”, me të cilin ka fituar Oskar si filmi i huaj më i mirë, ka përzgjedhur këngën e Rovenën “Çka m’ka syri” për një sekuencë 32 sekondash.
Filmi “Dead man down” është plot aksion, romance e dramë dhe ka një buxhet prej 30.000.000 dollarësh.

Mësohet se kontrata që u nënshkrua ndërmjet produksionit DMD Productions, LLC c/o IM Global 8322 Beverly Boulevard, Los Angeles, CA dhe “TE ROVI2 Production dhe eshte e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një film te Hollivudit. Edhe pse nuk bëhet e ditur shuma që ka përfituar këngëtarja, flitet për një shumë të konsiderueshme./LajmeOnline/