Këngëtarja e famshme Bonnie Tyler do garojë në Eurovision

loading...

bonnie-300x168

loading...
Këngëtarja e famshme Bonnie Tyler do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në Eurovision 2013.

Këngëtarja 61- vjeçare, nga Uellsi, është bërë e famshme me këngën e saj “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983.

Tyler tha se ishte e nderuar që iu kërkua një gjë e tillë.

“Premtoj se do jap gjithçka kam për Britaninë,” tha ajo në një deklaratë.

Sipas BBC, Tyler do të performojë këngën “Believe in Me”, përpara 120 milion shikuesve në Malmo të Suedisë më 18 maj.

loading...