Këngëtari vdiq nga mbidoza, Qeveria i jep pension familjes


Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, bëhet me dije se pensioni që do t’i jepet familjes së Florjan Kondit kap një vlerë prej 50 mijë lekësh në muaj.
“Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në pikën 3 dhe 4 të vendimit të publikuar gjatë ditës së sotme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill.
Doktor Flori ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit 2014, pasi një overdoze.
2