Këngëtari nga Saranda e mohon origjinën: Nuk jam nga Shqipëria, por…

loading...

loading...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit të njohur në Greqi, Konstantinos Koufos (“Personas” është emri i tij artistik) pyetjes së një gazetari, i cili i la të kuptohej se origjinën e ka nga Shqipëria.

Këngëtari i ri, pa humbur durimin e tij, u përgjigj se nuk është nga Shqipëria, por nga Vorio Epiri! Kostantinos Personas gjendej në tapetin e kuq të MAD VMA 2016 për të konkurruar në kategorinë Best New Artist.

Në vijim ai u shpreh: “Unë kurrë nuk kam thënë se jam nga Shqipëria. Unë them se jam 100% grek nga Vorio Epiri. Unë nuk e di nëse ju e kuptoni dallimin e Vorioepirit nga Shqipëria. Unë nuk kam asnjë problem me atë vend, i vlerësoj ata, më përkrahin dhe ata, por unë nuk mund të ndryshoj gjakun dhe rrënjët e mia të cilat janë nga Vorio Epiri, 100% greke”.

Konstantinos Koufos ka lindur në Sarandë dhe në moshën 3-vjecare, familja e tij u vendos në Korfuz.

Gjate një kërkimi ne regjistrin e gjendjes civile, rezulton një person me emrin Kostandinos Pandeli Kufo, lindur ne Sarande me 08/10/1986.

loading...