“Kemi para të mbajmë Shkodrën”/Motra e Hektorit injoron hallën: Gënjen, s’flasim prej vitesh

Hektor Zenuni është i riu nga Velipoja, i cili u dëmtua pas shpërthimit të një cisterne gazi në resortin ku punonte ai dhe familja.

Disa ditë më parë motra e Hektorit bëri apel për ndihmë, pasi djali duhet të çohet për kurim jashtë shtetit dhe për këtë është e nevojshme të sigurohen një shumë e konsiderueshme parash, të cilat familja nuk ka mundësi t’i sigurojë vet,

Pas apelit për ndihmë të së motrës ka reaguar edhe halla e Hektorit, e cila ka thënë se nuk ka nevojë për ndihmën e të tjerëve për të kuar nipin e saj dhe se kanë para sa për të mbajtur gjysmën e Shkodrës.

Kemi porositur avionin personal i Kryqit të Kuq dhe kemi paguar 15 mijë euro në Rinas dhe 25 mijë euro garanci për të hyrë në spital. Lajmi nuk është i vërtetë. Ne kemi para mjaftueshëm sa të mbajmë gjysmën e Shkodrës”, – është shprehur halla e Hektorit.

Ndërkaq, motra e tij, në një intevistë për Xhentiliana Gjoshin hedh poshtë pohimin e hallës.

Janë të gjitha aludime. Asgjë nga ato që ka thënë ajo nuk janë të vërteta, duke filluar që nga emri i spitalit. Ne nuk kemi kontaktuar prej vitesh me të. Ju lutem, ne kemi hall të shpëtojmë vëllain ndërsa të tjerët te prishin emrin e familjes.

Ju lutem, mos i ekzagjeroni dhe mos i përhapni lajme të tilla dhe na lini në hallin tonë. Faleminderit”, ka thënë motra e Hektor Zenunit.