Këmbët që vlejnë miliona dollarë

Këmbët e femrave kanë qenë një fetish i vërtetë gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, por ky trend po kthehet sërish, falë Heidi Klum-it, Jennifer Lopezit dhe shumë bukurosheve të tjera, të cilat shëtisin në veshje të shkurta për të treguar këmbët e tyre të përkryera. Dhe shumë prej tyre këto “pasuri” trupore i kanë siguruar me miliona dollarë. Por, shtrohet pyetja se cila prej këtyre bukurosheve kanë këmbët më të bukura në botë?

Ekzistojnë shumë revista dhe forume në internet, të cilat këtë titull ia atribuojnë këngëtares së re, Taylor Swift. Ajo këmbët e saj i ka siguruar për 1 milionë dollarë. Nuk është çudi që supermodelja gjermane, Heidi Klum, këmbët e saj i ka siguruar për 2 milionë dollarë, pasi pikërisht këto asete i kanë sjellë edhe famë dhe angazhime të shumta në modelim.

Edhe pse është 44-vjeçare, Jennifer Lopez kurrë nuk është dukur më bukur. Kohë më parë ka zbuluar se ku qëndron sekreti i këmbëve të saj seksi: ajo çdo ditë bën nga gjysmë ore ushtrime kardio dhe gjysmë ore ushtrime për forcimin e muskujve. Blake Lively vërtetë e ka zakon të shfaqë këmbët e saj të gjata dhe seksi dhe për këtë ka arsye të fortë, pasi ato janë të mrekullueshme.

Motra më e vogël e familjes Kardashian, Kendall Jener, me këmbët e saj të gjata magjeps të gjithë dhe kjo i siguron kontrata të shumta me shtëpi të ndryshme të modës. Supermodelja, Gisele Bundchen, ka figurë të përkryer të trupit, mirëpo, vëmendjen më së shumti e tërheq me këmbët e saj të gjata dhe seksi.

Edhe manekinia tjetër, Anja Rubik, e pëlqen që këmbët e saj t’i vë në plan të parë, edhe atëherë kur vesh fustane të gjatë, pasi këta fustan janë të prerë anash, me qëllim që këmbët e saj të tregojnë veten e tyre. Tina Turner sot është 75-vjeçe, ndërsa dikur njihet për këmbët e saj të gjata dhe të shpejta, të cilat i kishte siguruar për 3 milionë dollarë. Si do që të jetë, këto janë këmbë që vlejnë miliona dollarë.