Kelmendi: Mërgim Mavraj është krenaria jonë

656X37337556gezim_kelmendi_903775784

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është nga personalitetet shqiptare më të komentuara 24 orët e fundit, shkas për këtë është bërë një fotografi ku Mavraj ka refuzuar ta veshë fanellën ku mbi të ka qenë e shkruar Birra Peja që është edhe sponsor i kombëtares kuqezi, njofton Klan Kosova.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se nuk e ka veshur atë fanellë për shkak se është mysliman dhe një reklamim i tillë i alkoolit është i ndaluar sipas fesë.

Personalitete nga politika, arti, kultura dhe sporti ka komentuar pro dhe contra këtij gjesti të futbollistit.

Në mbrojtje i ka dalë deputeti Gëzim Kelmendi njëherit që është edhe kryetar i partisë “Fjala”. Ai në Facebook ka shkruar se opinion dëshiron ta njollosë Mavrajn vetëm pse veproi sipas edukatës së tij fetare dhe mbrojti vlerat.

Ja postimi i plotë i Gëzim Kelmendit në Facebook:

Mërgim Mavraj është krenaria jonë

Me sjelljen e tij (mos reklamimin e “Birra Peja”) që përkon me devotshmërinë dhe edukaten fetare që ka, ka arritur që ta “alarmoj” opinionin injorant dhe islamofob.
Ky opinion nuk nguron që ta njollos dhe rrënon çdo sukses të heronjëve tanë vetëm e vetëm pse këta heronj krenohen me identitetin e tyre fetar dhe e ruajnë veten nga gjërat e ndaluara dhe të urryera.
Ne, këtij burri sikur Mërgim Mavraj i themi vazhdo dhe mos e kthe kokën prapa, të mirat që ja keni sjellë shqiptarëve, këta injorant dhe islamofoba munden vetëm në ëndër me i ëndëru.

Gëzim Kelmendi