Kelly Rowland kthen sytë nga linjat e modës

loading...

f1_17-rowland1363511896

loading...
Ish-anëtarja e grupit “Destiny’s Child” Kelly Rowland shpreson që të ndjekë hapat e shoqes së saj Beyonce në biznesin e modës duke lansuar linjën e saj të këpucëve dhe aksesorëve.

Ylli i këngës “Survivor” ka thënë se është duke punuar shumë për linjën e saj të ëndrrave “House of Dereon”

“Gjithmonë bëjë skica në tabletin tim që e barti me vete dhe gjithmonë kam ide për aksesorë. Mundohem që ato të jenë me çmim të përballueshëm por të çmueshme, që çdo femër të ndjehet më seksi me to. Jam duke punuar në këtë çështje”, ka thënë Rowland.

“Jam duke shkuar në L.A për ta siguruar këtë punë. Por ende është herët për folur për këtë por po, tani jam pjekur si grua dhe është koha të bëjmë gjëra të matura”.

Këngëtarja nuk është fillestare sa i përket modës pasi që edhe më herët ishte bashkë projektuese e një linje të modës me Isaac Mizrahi.

loading...