Keidi Bare bën golin e madh te Atletico e Madridit, dashurohet me vajzën e trajnerit

Supertalenti shqiptar, Keidi Bare po stërvitet aktualisht me trajnerin e dytë të Atletico Madridit, Germán Burgos, i cili në të ardhmen mund të jetë dhe vjehrri i tij.

Futbollisti shqiptar ka nisur një histori dashurie me vajzën e trajnerit, Florencia, teksa ata kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale.

Keidi Bare ka debutuar me ekipin e parë në janarin e këtij viti në një ndeshje të Copa del Rey kundër Las Palmas, me siguri duke pasur ndihmën edhe të vjehrrit të ardhshëm, i cili i ka thënë fjalë të mira trajnerit Simeone.