Katie Holmes, sekreti “i shpifur” i bukurisë së saj

katie1

Divorci nga aktori i famshëm Tom Cruise, bëri që emri i saj të përmendej shpesh gjatë vitit që shkoi. Por Katie Holmes ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, për bukurinë e saj.

Madje, përveç se është një femër seksi, ajo ka hyrë në listën e femrave më tërheqëse të mijëvjeçarit.

Por nëse mendoni se botoks është sekreti i saj, gaboheni.

Pak kohë më parë, Katie u shpreh publikisht:

“E lyej fytyrën pothuaj çdo ditë me jargë kërmilli, të cilat e mbajnë lëkurën time të butë dhe e bëjnë të shkëlqejë”. Ky ishte pra sekreti i aktores që neve… na trazoi. I lumtë për sakrificën që bën!