Katër tetovar lëndohen rëndë në një aksident në Shqipëri

loading...

tettttt

loading...
Nga një aksident automobilistik kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familje nga Tetova të cilët ndodheshin në Shqipëri, mesditën e sot ne aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Sipas policisë makina e tyre doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.

Nga hetimet paraprake mësohet se një mjet tip “Golf”, me targa ‘TE8411AB’ ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit shtetasi Nasip Ramadani nga Tetova humbi kontrollin, duke përfunduar më pas në përrua, raporton Shekulli.

Kanë qenë një kalimtar i rastit që ka parë aksidentin dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

4 personat të së njëjtës familje janë dërguar menjëherë në spitalin e Përrenjasit, ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit Nasip Ramadani nga Tetova ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën.

Shtetasi Nasip Ramadani nga Tetova udhëtonte me tre djemtë e tij.  Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Shqipmedia

loading...