Katër të arrestuar për rrëmbim në Pejë

531695_473056426081485_174429395_n

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar katër meshkuj në Pejë pasi për shkak të një mosmarrëveshje e kishin futur me dhunë në veturë një person dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin e Policisë thuhet se kanë arritur t’i ndalojë dhe arrestojë të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte pësuar lëndime të lehta trupore gjatë incidentit.

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.