Katër lundërtarë guximtarë sfiduan Atlantikun

loading...

loading...
Dy qytetarë kanadezë dhe dy amerikanë sfiduan Atlantikun, duke vendosur të lundrojnë përmes oqeanit me një varkë me rrema nga Senegali në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi stratoi sot nga Dakari dhe planifikon të dalë në breg në Miami pas 100 ditësh dhe 6.700 kilometrash lundrim. Ata do të vozitin në çifte, duke ndërruar njëri-tjetrin çdo 12 orë në ditë.

Për të pushtuar oqeanin lundërtarët guximtarë u nisën me një varkë prej gome 9-metërshe. Në bordin e saj ndodhen një pajisje për destilimin e ujit, një furnelë e vogël me gaz, një sistem navigimi, një kompjuter laptop, një radiomarrës dhe një telefon satelitor.

Gjatë ekspeditës lundërtarët do të zhvillojnë vëzhgime mbi gjendjen ekologjike të Oqeanit Atlantik.

loading...