Katari ofron 595 milionë funte për ligën e “ëndrrave” të futbollit

loading...

f1_13-katari1363168656

loading...
Klubeve më të mëdha botërore i janë ofruar para të majme për të marrë pjesë në një turne futbolli që do të mbahet në Katar çdo dy vjet.

“The Times” raporton se familja mbretërore nga Katari planifikon që në muajt e ardhshëm të formojë “Ligën e ëndrrave”, me ekipet, siç janë Manchester United, Barcelona, Real Madrid, Milani, Chelsea dhe PSG.

Katari, që do të jetë nikoqir i Kupës së Botës në vitin 2022 është raportuar se e ka ndërmend të ofrojë 175 milionë funte për secilin ekip për të marrë pjesë në këtë ligë.

Turneu do t`i ketë 24 ekipet më të suksesshme botërore dhe pritet të nisë në vitin 2015.

loading...