Kastro Zizo mohon sherrin me Zhakun: Gjithçka ishte show

loading...

loading...

Ka qenë lajmi i gjithë javës, sherri televiziv mes Zhakut dhe Kastro Zizos, videoja më e klikuar , tema më e komentuar në faqe të ndryshme. Por ndërkohë që fansat e Zhakut kanë nisur sherrin me fansat e Kastros në  ”Facebook”, ndodh çudia: Kastro nëpërmjet një statusi të tij në “Facebook” e mohon gjithçka ndodhi mbrëmjen e së premtes së shkuar në studion e moderatorit Arian Çani.

“Një sqarim të vogël: Zhaku është mikesha ime e vjetër dhe i gjithë debati kishte elemente ‘show’ dhe jo fort realiste. Me rëndësi është që të gjithë të jeni dhe të jemi mirë pa sharë dhe pa paragjykuar asnjë. Sa për Arlin, piktorin, artistin real, atë natë unë thjesht e keqkuptova, sepse dhe për të gëzoj respekt të veçantë”, shkruan Kastro./balkanweb

loading...