Kastro Zizo, “mat” në pub me një brune

11

Ka dy ndarje me bashkëshortet (partnere) në të kaluarën e tij, megjithëse është ende i ri. Por ky fakt nuk e pengon me sa duket aspak Kastron që të mos i mohojë vetes zbavitjet e një djali të ri, që duket sikur e kaluara nuk i ka lënë ndonjë plagë. Por plagë mund të mos i ketë lënë, por fëmijë po ama! Kastro sot është babai i një djali nga martesa e tij e parë dhe i një vajze nga bashkëjetesa me prezantuesen Erleta Hoti. Javën e kaluar, në një intervistë, Kastro u shpreh se Erleta është psikopate, duke krijuar idenë se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak qytetare dhe e paqtë, ndërkohë që thuhet se Erleta është hidhëruar shumë nga ky prononcim i babait të fëmijës. Por Kastros me sa duket nuk i bëhet shumë vonë. Ai është argëtuar fundjavën e kaluar në një pub të Tiranës me një brune shumë simpatike, me të cilën kanë shkëmbyer edhe përqafime. Të presim çfarë ka për të na thënë “Kasketa” për këtë rast.(panoramaplus)