Kastro merr borxhe që të kujdeset për dy fëmijët që ka me dy ish-bashkëshorte! (Foto)

loading...


Duke i patur gjithnjë në ekrane, në radio apo në rrjete sociale, ndonjëherë harrojmë që edhe personazhet publike hasin vështirësi në jetët e tyre.
Një prej tyre është dhe Kastro Zizo, i cili në një intervistë përballë Gerta Gixharit në TVSH, rrëfeu problemet e të qenurit baba i dy fëmijëve të vegjël, me dy nëna të ndryshme.
Artisti rrëfeu se djali i tij, Dankan dhe vajza Nia janë takuar bashkë vetëm një herë. Nënat e tyre janë treguar të kujdesshme që t’i edukojnë fëmijët me dashuri për Kastron edhe pse sipas tij, të dyja ‘e urrejnë’.
I pyetur se si e përballon dhe a i përmbush detyrimet e tij si i divorcuar për fëmijët që nuk jetojnë me të, këngëtari tha se “ndonjëherë ka qenë e vështirë për t’u përgjigjur në kohë me pagesa, por ai ka ditur t’i sigurojë ato duke marrë para borxh”.
k1

loading...

k2

loading...