Kapo i “Bandës së Çobenjve”, ky është babai i Marinës dhe ish-burri i Eli Farës

Marina Fara vajza e këngëtares së famshme Eli Fara çdo ditë shfaqet tejet “bombastike” me fotot që publikon në rrjete sociale.

Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Eli njihet me emrin Lul Kapurani, ndërsa emrin e vërtetë e ka Vangjush Kapurani.

Mësohet se Marina mban emrin e tij ligjërisht pasi në gjendjen civile njihet me emrin Roxhansa Kapurani, tregon tabliod.

Emrin e tij të vërtetë mbase nuk e keni dëgjuar ndonjëherë sepse njihet si “Kapo i Bandës së Çobenjve”. Mesa duket kjo është arsyeja e cila ka bërë që i ati të mos marrë shumë pjesë në jetën e tyre.