Kapet peshkaqeni më i madh se kurrë: Mbyllet plazhi

Gjigant sa të fut frikën deri në palcë, ndaj dhe është quajtur edhe si ‘Joan of Shark’. Ai është ndoshta peshkaqeni më i madh i bardhë i parë dje në ujërat e Australisë: 5 metra e gjysmë në gjatësi dhe 1.6 ton në peshë.

Ai notoi në det të hapur nga plazhi Albany, Middleton Beach, që u mbyll menjëherë. Ekspertët pohojnë se ekzemplari mund të jetë tërhequr nga ndonjë këlysh balene që mund të jetë afruar në breg.

“Në imazh, peshkaqeni është me kokë poshtë, në gjendje gjumi, sepse kjo gjendje ka bërë të mundur futjen e tij në një vend akustik që lejon monitorimin dhe studimin e lëvizjeve të tij”- thotë menaxheri i Departamentit të Peshkimit.