Kapet në Londër biznesmeni shqiptarë me 71 mijë euro kontrabandë

loading...

580567_472135336173594_153010336_n

loading...
LONDËR- Një biznesmen shqiptar është kapur kontrabandë me mijëra euro nga Mbretëria e Bashkuar, para që u konfiskuan. Shtetasi Paulin Maklaj, drejtues i një firme ndërtimi,  është kapur nga policia londineze duke u përpjekur për të kontrabanduar 71.000 euro nga Mbretëria e Bashkuar në aeroportin Stansted.

Ai ka qenë në pritje për të hipur në avion për të ardhur në Shqipëri. Kur e pyetën për paratë ai kishte deklaruar se kishte me vete vetëm 10 mijë euro, por kur policia kundërshtoi, ai pranoi se në fakt kishte me vete 70.000 euro, që sipas hetimeve janë para të bëra nga ndërmarrje kriminale. Ai ka sqaruar policinë se 5000 euro ishin të tijat, ndërsa pjesa e mbetur i prisnin një punonjësi që quajtur, Sllobodan Lukiç. Ai deklaroi se me paratë kishte ndërmend të blinte një tokë në Shqipëri.

Gjykata e Magjistraturës Chelmsford ka konfiskuar të ardhurat, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës kundra shqiptarit, as Malkaj e as Lukiç nuk ishin në gjykatë për të kundërshtuar akuzat.

John Chelchoëski, oficer i lartë i hetimit, tha: “Shpjegimet që dhanë të akuzuarit a nuk ishin bindëse dhe kishte një mungesë provash për atë çfarë ato deklaronin për burimin e parave dhe për përdorimin e tyre në Sghqipëri. Përkundër kërkesave të përsëritura për informacion as njeriu ka qenë në kontakt me ne që nga tetori, kur parat u sekuestruan i vitit të kaluar.” Hetuesi e ççështjes thonë se ato kanë prova të mjaftueshme për të menduar se parat janë fituar nga ndërmarrje kriminale.

Paratë, bënë të ditur “The Guardian” janë konfiskuar më 19 prill të viti të kaluar, ndërsa sot vijoi hetimi në lidhje me burimin e të ardhurave.

Vetëm individët të cilët mund të provojnë se burimi i të ardhurave është legjitim do të marrë paratë mbrapa. Kjo është një masë për të parandaluar aktivitetin e fshehur kriminal

loading...