Kapet ne Jon peshkaqeni 3.5 kv

loading...

Kapet peshkaqeni i parë për këtë vit në ujërat shqiptare të Jonit. Anija e peshkimit “Pavarësia” drejtuar nga Sali Saliaj solli dje në bregun e Vlorës peshkaqenin me peshë 350 kg dhe gjatësi 4 metra. Për ekuipazhin e kësaj peshkarexhe është hera e tretë që në rrjetat e tyre bie “egërsira” e detit. Sipas peshkatarëve peshkaqeni u kap rreth 2 milje larg ishullit të Sazanit në një thellësi prej 120 metrash. Ata i kishin hedhur rrjetat gjatë natës së të hënës por kur i kanë mbledhur konstatuan se pesha ishte shumë e madhe. Me vështirësi e kanë ngritur rrjetën e cila ishte dëmtuar në disa vende nga tentativa e peshkaqenit për të dalë prej saj. Ky peshkaqen i cilësuar si i llojit “pëllumb” për peshkatarët qëndron në ujërat e thella. Me ndryshimet klimatike dhe kërkimin e ushqimit ata janë afruar në brendësi të ujërave shqiptare. Brenda 1 viti në Jon janë kapur 5 peshkaqenë të llojeve “tigër” dhe “pëllumb”.

loading...