Kapet në aeroport 38-vjeçarja që dogji makinën e të dashurit për Shën Valentinin

559782_472126642841130_2110113870_n

Ndalohet 38-vjeçarja që shkrumboi makinën e të dashurit për shkak se nuk i bleu dhuratë për Shën Valentin.

Efektivët e komisariatit të policisë Nr.2 ndaluan ditën e djeshme shtetasen Dorina Ruka, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Ruka u ndalua në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të largohej jashtë shtetit. 38-vjeçarja akuzohet nga policia se dy ditë pas festës së Shën Valentinit i vuri flakën automjetit të të dashurit të saj në Tiranë.

Për pasojë u shkrumbua edhe një tjetër makinë që ishte parkuar pranë makinës së “shënjestruar”.

Policia tha se Ruka i vuri flakën makinës së të dashurit të saj pasi ai nuk i kishte bërë dhuratë për ditën e të dashuruarve.