Kapet i shpalluri në kërkim, përdhunoi mbesën e bashkëjetueses: Mos bërtit se do të të rrah

Një burrë nga Vlora i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur është vënë në prangat e policisë. Gjatë ditës së sotme u bë arrestimi i Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Arrestimi i tij u bë pasi rezultonte në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Gjykata e Vlorës e kishte dënuar 66- vjeçarin në dhjetor të vitit 2014 me 4 vite e 5 muaj burg.

Ai akuzohet nga shtetesja R.Myftaraj, e moshës 15 vjeç nga fshati Babicë dhe nga gjyshja e së miturës F. Halilaj.

Gjyshja e saj F. Halilaj bashkëjetonte me Memokondaj dhe të tre së bashku jetonin në të njëjtën banesë. Më 11 tetor 2013 në komisariatin e policisë Vlorë është paraqitur shtetasja R. Myftaraj, e cila ka kallëzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” të gjykuarin Gjergji Memokondaj.

E dëmtuara, ka kallëzuar gjatë kohës që ka qëndruar në banesë me gjyshen dhe bashkëjetuesin e saj, ajo është përdhunuar nga Gjergj Memokondaj.
Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.

Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes. Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar ti zbërthejë pantallonat.

Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”.

Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr. Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte.

Nga aktet e administruara provohet se në lidhje me sa i kishte ndodhur e dëmtuara i ka treguar një shoqes së saj, shtetases S. Hallullaj, si dhe të dashurit të saj shtetasit E. Paraj, të cilët e kanë këshilluar që të shkonte në polici dhe të shpjegonte për sa i kishte ndodhur. Dëshmia e te dëmtuarës dhe faktet e rrethanat e treguara prej saj konfirmohen edhe nga dëshmitë e shtetasve F. Halili, S. Hallullaj dhe E. Paraj.

Në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij i gjykuari Gjergji Memokondaj, gjatë hetimeve e ka pranuar faktin që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën e të dëmtuarës R. Myftaraj.