Kapen në Kakavijë 30 kg marihuanë, një në pranga

loading...

f1_18kakv1363600455

loading...
Gjirokastër, 18 mars – Policia e Kakavijës ka sekuestruar rreth 30 kg marihuanë, e cila ishe e fshehur në shasinë e një automjeti. Policia bën te ditur se ka arrestuar edhe transportuesin e drogës, i cili është 24-vjeçari Taulant Mustafaraj. Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 244 FO është gjetur lënda narkotike, e fshehur në shasinë e automjetit e ndarë në disa pako. Mësohet se i riu e kishte blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

loading...