Kapen “mat” duke blerë rroba tek gabi, kush janë VIP-at shqiptarë që janë fotografuar

loading...

loading...

Firma “Gabi” është shumë e njohur në Shqipëri. Të shumtë janë qytetarët që preferojnë të blejnë rrobat e tyre tek tezgat që kanë hapur tregëtarët e sendeve të përdorura. Ashtu si dhe qytetarët e thjeshtë, edhe VIP-t shqiptarë preferojnë këto cilësi malli për t`i patur në garderrobën e tyre.

Një aspekt shumë i rëndësishëm pse njerëzit shkojnë tek firma “gabi” është padyshim leverdia ekonomike. Po ashtu edhe cilësia e rrobave, pasi në tezgat e tregëtarëve ka firma nga të të lakmuara si D&G, Armani, Versace etj., të cilat janë shumë të lira përveç faktit që janë të përdorura.

Ndonëse shumë prej tyre blejnë tek gabi, vetëm disa e kanë pranuar këtë fakt ose janë kapur mat.

Eliona Pitarka është fotografuar një vit më parë në një treg rrobash të përdorura duke kontrolluar për të mbathura. Pas publikimit të këtyre fotove nuk e dimë nëse aktorja vazhdon të blejë ende atje…

Ndërsa Oni Pustina ka pranuar vetë të fotografohet teksa provon një palë këpucë të përdorura ulur në një stol.

Po ashtu edhe Armina Mevlani e ka pranuar që blen tek gabi në emisionin Xing me Ermalin. “Kam pas blerë tek gabi dhe blej akoma por duke qenë se tani nuk ka gjëra shumë interesante në Shqipëri, blej jashtë Shqipërie”, u shpreh Armina.

loading...