Kapen hajnat e gjysmë milioni eurove

Policia ka kapur katër persona, të cilët para një muaji, nga një shtëpi në rrugën “Bihaçka” në Shkup ia patën dalë të vjedhin një arkë metalike, brenda së cilës kishte para me vlerë prej gjysmë milioni euro, informon Zhurnal.

Të arrestuarit akoma po heshtin dhe nuk po tregojnë se ku janë paratë. Vjedhja e këtillë e madhe kishte ndodhur gjatë vikendit 21-23 qershor.

Të apostrofuarit, me hapjen e dhunshme të dyerve nga pjesa e ballkonit, kishin hyrë në shtëpi nga ku me vete kishin marrë sefin metalik me paratë. Policia kumtoi se në sef ka pasur 500 mijë euro, stoli ari të ndryshme dhe dokumente.