Kapen bosat shqiptarë të drogës në Itali, rumunia i nxori zbuluar

loading...

loading...

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u janë gjetur katër kg kokainë e pastër me vlerë 1 milion euro. Ilir Limushaj 32-vjeç dhe Denald Biba-20 vjeç janë arrestuar në banesën e tyre në rrugën “Baveno” në zonën e San Donatos në Torino.

Siç raportojnë mediat italiane, hetimet nisën rastësisht pasi shqiptarët u dërguan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit.

Ka qenë një 22-vjeçare rumune ajo që ka nxjerrë zbuluar dy shqiptarët, të cilët i dhanë çelësat vajzës dhe më pas policia ka gjurmuar këtë të fundit.

Menjëherë policia është futur në shtëpi ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë.

Sipas mediave italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur muajt e fundit në Torino.


Denald Biba

lir Limushaj

loading...